SHOWBIZ

Rita Ora merr çmimin për “sjelljen më të keqe të vitit”

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë për shkak se theu dy herë rregullat e pandemisë. Ajo udhëtoi drejt Egjiptit pa kryer tampon dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, duke mos ruajtur në këtë mënyrë as distancën fizike. Për këtë arsye ajo mori një lumë kritikash nga fansat dhe një gjobë prej 10 mijë paund.

Ndërkohë ndëshkimet për të po vijojnë ende dhe së fundmi ajo ka fituar “çmimin” për “sjelljen më të keqe të vitit” së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur.

Me ironi Rita është cilësuar si një njeri vetëmohues dhe në të shkruhet se përveçse është këngëtare, është gjithashtu një mikrobiologe e kualifikuar, e specializuar për viruset.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top