SHOWBIZ

Rita Ora ndjehet shumë krenare i tregon gjithë botës arritjen historike në kinematografinë shqiptare.

Filmi “Hive” i regjisores shqiptare Blerta Basholli u vlerësua me 3 çmimet më të rëndësishme në “Sundance Film Festival”. “Hive” fitoi 3 çmimet kryesore në festival (Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe çmimin e publikut) duke bërë kështu historinë në kinematografinë shqiptare. Ky film është bazuar në një ngjarje të vërtetë, në historinë e Fahrije Hotit, që e ka frymëzuar regjisoren për punën e saj. Në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, Fahrija (që luhet nga Yllka Gashi në film) fillon një biznes bujqësor për t’i siguruar mbijetesën familjes së saj, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Siç duket historia dhe profesionalizmi i aktorëve ju ka tërhequr vëmendjen edhe të huajve, ndaj filmi rezultoi mjaft i suksesshëm. Në lidhje me këtë ngjarje historike ka reaguar edhe Rita Ora, e cila duket se është bërë krenare më shumë se kurrë për vendin e saj.

Ajo ka publikuar në Instagram postimin e fundit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, që ka dhënë lajmin për rrëmbimin e 3 çmimeve në “Sundance Film Festival”.

“Pooo”, ka shkruar Rita përkrah postimit, duke i treguar kështu gjithë botës arritjen në kinematografinë shqiptare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top