SHOWBIZ

Rita Ora pozon me kostum tradicional shqiptar për projektin e ri.

Rita Ora lajmëroi disa ditë më parë se në 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra shumë të njohur të muzikës. Artistja zbuloi se projekti i ri mban titullin “Bang” dhe se për të do të bashkëpunojë me Imanbek dhe artistë të tjerë të njohur si David Guetta, Gunna etj.

Rita ka treguar se ky projekt i ri do të jetë një mix midis popit modern, kulturës së viteve 80-90 dhe muzikës house. Këngëtarja e ka mbajtur fjalën dhe duket se në të do të ketë një përzierje të vërtetë kulturash, ku sigurisht nuk mund të mungonte as ajo shqiptare. Rita ka publikuar së fundmi një trailer të mini-albumit të saj, që i ka bërë fansat shqiptarë të artistes të fluturojnë nga gëzimi.

Në videon e publikuar Rita shihet e veshur me kostume popullore, ndërkohë që rrethohet edhe nga disa persona të tjerë të veshur me kostume tradicionale shqiptare. Këngëtarja shihet duke pozuar krenare me veshjet popullore shqiptare, ndërsa fansat e saj janë shprehur shumë të lumtur që ka zgjedhur të promovojë traditat në një mënyrë kaq të bukur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top