Rita Ora po përflitet ditët e fundit për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.
Ndërkohë sipas informacioneve nga mediat e huaja ata janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për spektaklin “The Voice”. Megjithatë dyshja nuk kanë bërë asnjë lloj reagimi në lidhje me këto lajme.

