SHOWBIZ

Rita Ora shkëlqen me look-un e saj të ri.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora bën ndryshime të look–ut herë pas here dhe padyshim që gjithmonë duket tërheqëse.

Së fundmi ajo ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku duket shumë sensuale si gjithmonë. Por, përveç kësaj bie në sy fakti se ka prerë flokët dhe u ka dhënë një nuancë më të errët.

Po ashtu nuk kanë munguar as komplimentet ndër më të bukurat nga ndjekësit e saj.


Karriera e saj po ecën shumë mirë me suksese të shumta. Disa ditë më parë u raportua se shumë shpejt mund të zërë vendin e artisteve femra më të pasura në botë. The Sun shkruan se vetëm me 2 albume me disa këngë që kanë qenë on top, Rita ka arritur një pasuri prej 20 milionë paundësh.

Në artikullin e shkruar nga “The Sun” thuhet se Rita nuk është mbështetur vetëm tek muzika, por ka shfrytëzuar famën e saj për të bërë para përmes fushatave reklamuese.

Së fundmi është zbuluar se Rita ka nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër të madhe, këtë herë me JD Sports, për të zhvilluar fushatën e saj të Krishtlindjes, duke i dhënë asaj një shumë prej gjashtë shifrash.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top