SHOWBIZ

Rita Ora thyen rregullat e izolimit.

Artistja me prejardhje shqiptare,Rita Ora,është akuzuar për shkelje të rregullave në një kohë pandemie,pasi thuhet se organizoi një ndeje për të festuar ditëlindjen e 30-të të shtunën e 28 Nëntorit.

Këngëtarja, 30 vjeçare, pretendohet të ketë ftuar afro 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të shënuar ditën e rëndësishme deri ‘në orët e para të mëngjesit’.

Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë restorantit Casa Cruz, teksa ata u futën në dritare dhe u përpoqën të hapnin një derë metalike.

Drejtori i restorantit, Nicholas Fallows gjithashtu ka thënë për The Sun se ai nuk kishte qenë në dijeni të ndonjë plani për një ngjarje dhe restoranti ishte ‘në pronësi të aksionarëve’.

Ndërkohë policia konfirmoi se ishin thirrur të shtunën në mbrëmje për të raportuar për një shkelje të mundshme të COVID-19.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top