SHOWBIZ

Robert Berisha i jep fund lidhjes me partneren! Zbulohen arsyet që çuan çiftin drejt ndarjes

Tani nuk ka më dyshime! Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, vetëm disa muaj pasi u bë publike.

Fillimsht dyshimet se çifit janë ndarë nisën pasi Roberti kishte fshirë të gjitha postimet në rrjetet sociale, teksa së fundmi janë zbuluar edhe arsyet që çuan në krisje mes tyre.

“Prej afro një muaji dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë”, thanë burime pranë çiftit për “Prive.”

Duke folur për Lauretën, këngëtari tha pak kohë më parë, kur konfirmoi edhe lidhjen, se:  “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur.”

Kujtojmë se Robert Berisha i dha fund 4 vite më parë romancës disavjeçare me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Renee. Pavarësisht ndarjes, ish-çifti kanë deklaruar se kanë ruajtur raporte të mira për shkak të vajzës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top