Robert Berisha është mjaftë i pëlqyer nga publiku.
Ai së fundmi ka qenë i ftuar në “Wake Up” përmes një lidhje ‘skype’ ku ka folur më shumë për emisionin e tij të ri dhe të ftuarit që do të ketë.
Roberti ka premtuar që në emisonin e tij do të jetë edhe ish-bashkëshortja e tij këngëtarja Nora Istrefi.
“Nora është fjalëpak. Është e vështirë ta bësh të flasë dhe të qeshë sepse ajo nuk i ka qejf intervistat”, tha ai.
“Të gjithë sy hapur do presin se çfarë interviste do të bëjmë ne të dy, une mendoj ta lë një muhabet të lirë dhe të shohin që raportet tona janë aq të mira”, shton më tej Roberti.
Nora dhe Roberti ndërkohë u ndanë gjatë vitit të kaluar dhe tani ruajnë raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin dhe kanë një vajzë të quajtur Rene.
