Boksieri i njohur dhe modelja bukuroshe kanë organizuar një dasmë fantastike dhe mjaft madhështore.
Robini ka publikuar një sërë fotosh në Instagram, ku dyshja duket mjaft bukur.

Dyshja më herët njoftoi se do të bëhen prindër për herë të parë, konkretisht në fillim të muajit prill.
“Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35 më jep dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë Zoti po na e realizon dhe po na jep mundesinë të kemi familjen tonë”, shkruante Robini në një postim më herët.
Po ashtu gjatë ceremonisë martesore ata zbuluan edhe gjininë e foshnjës së tyre dhe që ishte djalë.
Gjithashtu, gjate muajit mars dyshja mjaft simpatike u celebruan në Gjermani.
Ndërkohë, të ftuar në dasmë kanë qenë personalitete të shumtë të artit apo botës së medias.
