SHOWBIZ

Romeo Veshaj sherr në “Sunny Hill Festival”, del videoja

Një video nga “Sunny Hill Festival” është bërë virale në rrjet.

Kryefjala.com ka publikuar një video nga një sherr që është zhvilluar së fundmi në festivalin e njohur të organizuar nga babai i Dua Lipës.

Bëhet me dije se në sherr është përfshirë aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj. Mësohet se aktori ka debatuar ashpër me një djalë që quhet Edison.

Kryefjala bën me dije se Edison quhet i riu që u përfshi në sherr me Romeon dhe merret me biznes.

Forcat e sigurisë private janë përpjekur që të qetësojnë situatën mes dyshes.

Mirëpo, ende nuk dihet arsyeja e sherrit mes aktorit dhe djalit të quajtur Edison.

Në debatin e tyre, është përfshirë edhe kantautori Elgit Doda.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top