SHOWBIZ

Ronela Hajati na tregoi planet e dasmës.

Kohët e fundit në media është komentuar gjatë ndarja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila në një intervistë për “Në kurthin e Piter Pan” u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka.

Një arsye specifike këngëtarja nuk e dha por u shpreh se Zoti i di më mirë ca gjëra dhe ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.

“Beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”- tha Ronela gjatë intervistës.

Në një intervistë tjetër më pas tregoi se aktualisht është e fokusuar vetëm te puna e saj, e megjithatë tha se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është single e as kur është në një lidhje.

Teksa të gjithë besonin se çifti do të rikthehej sërish, diçka e tillë nuk ndodhi. Jetët e tyre vazhduan të ndara mirëpo postimi i fundit i Ronelës në InstaStory tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja ka treguar këngën me të cilën dëshiron të hapë dasmën e saj (pra po mendon për një dasmë), mirëpo fatlumi nuk duket ende në horizont.

Nuk e dimë nëse këto plane të Ronelës janë konkretisht me një person dhe ajo e ka gjetur sërish gjysmën e saj, apo i referohen partnerit të ardhshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top