SHOWBIZ

Ronela takon nga afër yllin e telenovelave meksikane

Që pas performancës së saj në “Eurovision”, Ronela Hajati fitoi një publik të gjerë siç është ai spanjoll.

Këngëtarja ka realizuar disa koncerte në Spanjë, madje edhe vizitat e shpeshta kanë treguar që ajo është dashuruar më këtë vend. Së fundmi, Ronela ka qenë e ftuar në një mbrëmje të organizuar nga revista “GQ España”, mirëpo ua merr mendja kush tjetër ishte i ftuar aty?

Aktori i njohur i telenovelave meksikane, William Levy. Me rolet e tij të shumta në serialet spanjolle, Levy ka qenë dhe mbetet i preferuari i shumë vajzave.

Epo, Hajati realizoi endrrën e gjithë vajzave duke takuar nga afër yllin e telenovelave. Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video në Instastory nga momenti ku William takon disa fansa.

“Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë që Levy njihet më së shumti në Shqipëri për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top