SHOWBIZ

Sara s’i reziston dot Erlindit gjatë takimit të tyre.

Që në fillim të takimit, Sara ia bëri të ditur se është provokuese me meshkujt pasi siç tha ajo, kjo është në tipin e saj.

Erlindi: Do kisha dëshirë të njihja Sarën e vërtetë.

Sara: Jo atë maniaken. 75% të anës time e kam shfaqur, kurse pjesën tjetër e kam mbajtur private. Anën sensitive nuk dua ta shfaq. Dua ta zgjedh unë se me kë dua ta shfaq. Jam pak provokuese. Vdes t’i provokoj meshkujt.

Erlindi: E kam kuptuar.

Sara: Boll mi fërkove duart. Vërtetë ke interes ndaj meje se në studio më dukesh shumë i ftohtë?

Erlindi: Kam shumë interes.

Në vazhdim të këtij takimi, Erlindi e puthi në qafë dhe më pas Sara i kërkoi një puthje tjetër.

Erlindi: U kënaqa shumë sot. Do të të jap dhe një puthje.

Sara: Nuk lejoj puthje, kemi kohë.

Erlindi: Do të ta jap unë puthjen.

Sara: Ku?

Erlindi: Te qafa.

Sara: Ma jep dhe një tjetër se puthke bukur.

Erlindi: Si do ta përshkruash veten me një fjalë?

Sara: E paparashikueshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top