Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, e ka treguar gjithmonë që është një besimtar i fesë islame. Mirëpo me veprimin e tij të fundit ai tregoi se jo vetëm beson por edhe e praktikon fene e tij.
Reperi ka udhëtuar drejt Mekës i cili është vendi më i shenjtë ku çdo besimtar mysliman duhet të shkojë të paktën një herë. Nga Meka ai ndau disa foto në Instagram, të cilat duket se kanë shkaktuar reagim të madh tek serbët.


Mozzik ka bërë disa deklarata në profilin e tij ku shprehet se po merr mijëra mesazhe nga ndjekës serb të cilët po i bllokojnë fotot në Instagram dhe kjo pas fotos së tij në vendin e shenjtë islam.
