SHOWBIZ

Shkurte Gashi bën daljen e parë publike me familjen.

Në muajin tetor mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë. Ndërkohë në muajin dhjetor ajo solli në jetë një djalë, që vendosi ta quante Mal.

Duke u përpjekur që ta mbajë të fshehtë jetën e saj private, Shkurtja nuk ka reaguar fare në lidhje me këto lajme. Gjatë shtatzënisë nuk e pamë kurrë me barkun e rrumbullakosur dhe as pas lindjes nuk postoi asgjë në rrjete sociale.

Mirëpo ajo ka vendosur që të bëjë daljen e parë publike me familjen e saj. Këtë të diel transmetohet episodi i fundit i emisionit NIN, në të cilin Shkurtja shfaqet për herë të parë me bashkëshortin, Albert Limani, dhe djalin e tyre, që është rritur shumë. Këngëtarja rrëfen në emision detaje dhe histori të pathëna nga jeta e saj. Ajo tregon se si i ndryshoi jeta pas lindjes së djalit dhe kush janë personat që i mungojnë më shumë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top