SHOWBIZ

Shota Baraliu hedh akuza ndaj produksionit të “BBVK”

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova” nuk është përmbajtur në Prime-in e mbrëmshëm, teksa ka akuzuar produksionin se e ka eliminuar qëllimisht.

Ajo debatoi me moderatorin e “BBVK”, Alaudin Hamiti, i cili i tha se ka qenë publiku ai që e ka votuar për të dalë.

Përveç akuzave, Shota u shpreh se produksioni nuk nxjerr shumë gjëra që ndodhin në shtëpi.

Nuk jam penduar për asgjë që kam thënë, të gjithë i thoni këto kur jeni në kafe. Disa kanë qejf të dalin mirë në media edhe unë këtë dalje e kam dhuratë nga ju. Me vërtetoni që më ka nxjerrë publiku, produksioni të më sjellë mesazhet që më kanë votuar. Aty bëhet gjithçka dhe ju nuk i nxirrni”-tha Shota.

Teksa ishte ende pjesë e shtëpisë, Shota ka bërë një rrëfim mjaft prekës teksa ka qenë duke bërë një bisedë me Lugatin (Gjon Karrica), Getinjon dhe Vivien.

Aktorja ka folur për momentin kur ka humbur babanë e saj. Ajo zbuloi se ai ka patur diabet si dhe e merr shpesh malli për të.

Gjithashtu, Shota ka zbuluar edhe momentin kur ka marrë vesh lajmin e trishtë për të dhe familjen e saj.

 “Kam qenë në hotel duke pushuar. Vëllai më telefonoi dhe më tha direkt që ka vdekur babai. Fillova të qaj e të bërtas saqë e ngrita gjithë hotelin në këmbë”, theksoi ndër të tjera Shota.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top