SHOWBIZ

Shpat Kasapi fillon përgatitjet për dasmen?

Shpat Kasapi ishte i ftuar për herë të parë në një intervistë me partneren e tij, Selvijen në emisionin “Roped With Olsi”. Çifti tregoi detaje të shumta nga lidhja e tyre, që nga njohja e deri tek planet për fëmijë.

Selvija rrëfeu se me Shpatin është njohur për herë të parë kur Shpati e mori si grimiere për një nga videoklipit e tij dhe pas atij takimi lindi një miqësi mes tyre, që më vonë u shndërrua në dashuri.

Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, rrëfeu Selvija.

Shpati dhe Selvija do të martohen shumë shpejt dhe këtë na e zbuloi aktori i humorit, Rezart Veleshnja.

Ai ka festuar dje 35-vjetorin dhe tregon se dhurata më e bukur për ditëlindje ishte lajmi që ata do të martohen më shpejt se ç’e presim.

“Kjo është dhurata më e bukur që mora për 35-vjetorin, që ju do martoheni shumë shpejt! Rrofsh vëllai im Shpat, Selvija je motër”- shkruan Rezarti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top