SHOWBIZ

Shpat Kasapi flet për detajet rreth dasmës.

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukuroshe zeshkane e quajtur Selvije.

Ai filloi të shfaqej në publik me të, e rrjedhimisht nuk iu shpëtoi dot syve të mediave.

Gjatë këtyre muajve lajmet rreth tyre ecën me shpejtësi dhe javët e fundit po flitet se ata do shkojnë drejt martesës.

Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë këngëtari i ftuar në “Shiko kush luan”, ku u shpreh se e kanë në plan dasmën. Mirëpo Shpati nuk preferoi të japë detaje të tjera gjatë emisionit.

I pyetur nëse dëshiron dasmë tradicionale apo private, Shpati zgjodhi këtë të dytën duke na lënë të kuptojmë se s’do ta shohim dot nga fillimi në fund dasmën e çiftit.

Pyetjes nëse ai e do më shumë partneren, apo ajo Shpatin, këngëtari iu përgjigj se duhen të dy njësoj dhe po ashtu tregoi se herë dominon njëri partner në lidhje, e herë tjetri

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top