Këngëtari i njohur nga Maqedonia,Shpat Kasapi ditë më parë bëri të ditur se është fejuar.
Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me bukuroshen Selvije Jao, me të cilën është në lidhje prej shumë kohësh.
Ditën e sotme (e enjte) ka ndarë disa fotografi përkrah partneres, të cilat janë realizuar në ditën e fejesës (24 dhjetor).

Selvija ka të veshur një fustan bordo shkëlqyes, kurse Shpati nga ana tjetër u shfaq tërësisht në të zeza.
