SHOWBIZ

Shpërthimi me lëndë plasëse në lokalin e Noizy-t

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lokalin e reperit të njohur, Noizy. Raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në dy katet e ndërtesës së lokalit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në Durrës.

Telashet për Noizy-n mesa duket nuk paskan fund! Vetëm dy ditë më parë, Noizy pati një konflikt me Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio.
Madje, videoja e sherrit u bë virale në rrjet ku shihej Noizy teksa godiste Cllevion së bashku me miqtë e tij.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top