SHOWBIZ

Shqipja thumbon ish-konkurentët e përputhen.

Një pjesë e mirë e konkurrentëve të “Për’puthen” vendosën që famën e marrë nga emisioni ta përdornin për t’u bërë pjesë e industrisë muzikore. Duke nisur nga Mevlani tek Juli, Melisa e rasti më i fundit Ana Lleshi, shumë prej tyre kanë provuar të bëjnë nga një këngë e më tepër.

Me apo pa talent ata nuk kanë ngurruar të këndojnë e të realizojnë nga një videoklip.Pas publikimit të këngës së Ana Lleshit, nuk munguan ironitë në rrjete sociale nga artistë e personazhe të njohur apo dhe konkurrentë të “Për’puthen”. I fundit që reagoi në lidhje me këtë këngë ishte Dj Vicky.

Në vend të gjykojmë , do ishte më mirë të fillojmë të kemi më shumë besim në vete! Bravo!” , shkroi Dj Vicky pasi publikoi një video të Anës, ku shprehej se producenti i kishte thënë se ka shumë talent për muzikë.

Të njëjtën gjë ka bërë sot edhe Shqipja. Gjatë një bisede virtuale dikush nga ndjekësit e ka pyetur cila është ëndrra e saj më e madhe.

“Të këndoj një këngë”, është përgjigjur Shqipja duke thumbuar hapur miqtë e saj të programit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top