SHOWBIZ

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani në pritje të fëmijes së dytë.

Dy muajt e fundit, në mediat vendore qarkullon lajmi se Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani ishin në pritje të ëmbël.

Si rrjedhojë, këngëtari reagoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram sa i përket fjalëve që po qarkullonin.

“Nuk është e vërtetë”- kishte shkruar Hoxha në Instagram-in e tij, duke lënë të kuptohej se çifti nuk po presin fëmijë.

Kjo nuk është hera e parë që Sinani u desh të reagonte publikisht për thashetheme të tilla. Në vitin 2019, qarkulloi po i njëjti lajm, ndërkohë që reagimi i Hoxhës në atë kohë ishte më epik: “Unë që fle me Andrrën çdo natë s’di gjë, portalet e dinë. Ç’të them, ishalla vjen një fëmijë tjetër kur ta ketë shkruar Zoti dhe jo gazetarët”.

Mirëpo gjatë ditës ishte Andrra ajo që me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, konfirmoi që çifti po presin fëmijën e tyre të dytë.

Në një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur ajo shkruan, “Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekondë të jetës, të presim me padurim”-ka shkruar ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top