SHOWBIZ

Sindi dhe Elgit Doda ironizojnë Anën për projektin e saj të ri.

Dje,ajo bëri debutimin e parë në muzikë, me një projekt ky model kryesor ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina.

“Deal” titullohet kënga e saj që në fakt s’është pritur edhe aq mirë nga shqiptarët.

Komentet ishin nga më të ndryshme, ndërsa thumbat në publik nuk i ka kursyer as konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loçi.

Pasi Ana lançoi këngën e saj në Youtube, Sindi e ironizoi Anën dhe këtë projekt me një status në InstaStory.

“Një minut qetësi për të gjithë industrinë e muzikës.”- shkroi Sindi duke lënë të kuptohet se e kishte drejtpërdrejt me Anën.

Gjithashtu, producenti Elgit Doda ka ironizuar për herë të dytë “këngëtarët” e rinj të “Për’puthen”.

Ai ka treguar se vazhdon të mos jetë dakord me këto projekte, teksa shkruan në InstaStory:

“Është bërë muzika si zyrë pune, kush ka mbetur pa punë, futi një këngë. Bjere mbarë o Zot!”- shkruan ai me ironi në InstaStory.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top