Këngëtarja e njohur me famë botërore Dua Lipa përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se së fundmi ka fituar një çmim të rëndësishëm në “Latin American Music Awards” si ‘Favorite Artist- Crossover’. Dua u shpreh tejet e lumtur për këtë sukses ku dhe i falenderoi të gjithë.
Kujtojmë se këngëtarja shqiptare u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.
