SHOWBIZ

Sulmohet eskorta e këngëtarit shqiptarë Azet

Azet është mjaft i dëgjuar dhe shumë i dashur për publikun shqiptar. Madje, ai herë pas here sjell hite të mira që më pas dëgjohen kudo në “clube” dhe jo vetëm.

Mirëpo, së fundmi një situatë aspak e mirë i ka ndodhur Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa.

Raportohet se eskorta e tij u sulmua në Vjenë.

Një video ka qarkulluar në rrjete sociale, ku madje janë dëgjuar edhe të shtëna. Më herët u tha se shkak i këtij sulmi ka qenë pikërisht pagesa e Azet.

U tha edhe se në koncert nuk erdhën shumë persona e për pasojë ka patur një sulm mes sigurimit të Azet dhe klubit.

Por pronari i klubit ka folur lidhur me ngjarjen për ‘Insajderi’ duke sqaruar gjithçka.

Ai ka zbuluar se sherri nuk ka ardhur si pasojë e pagesës.

“Pagesa ishte në rregull, disa shqiptarë i kan rrahur çeçent, në ato momente ishte duke dalë Azet me makinë. Duke u zënë i kanë gjuajtur Azetit në makinë edhe kanë gjujtur me armë sigurimi,”– theksoi pronari

Raportohet se teksa makina e këngëtarit Azet po largohej, sigurimi i klubit ka qëlluar me armë zjarri por aspak në drejtim të tyre.

Mirëpo ende nuk ka asnjë lloj reagimi nga Azet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top