SHOWBIZ

Tatuazhi i preferuar i Rita Orës është ai në gjuhën shqipe!

Rita Ora aktualisht ndodhet në Australi, si pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”. Së fundmi në një intervistë këngëtarja ka treguar se që nga momenti që ka mbushur 30 vjeçe gjithçka ka ndryshuar për të.

“Kur mbush 30 vjeç të duket sikur nuk mund të bësh më të njëjta gjëra. Fillon të ndihesh sikur ke rrudha, sikur të dhembin kyçet. Nuk mund të bëj më gjërat që bëja më parë. Mund të këndoj më mirë, nuk mund ta humbas më zërin”, është shprehur këngëtarja.

Ndër të tjera Rita është shprehur se është bërë penduar për tatuazhet që ka në trup dhe se po planifikon që t’i heqë pjesën më të madhe të tyre në të ardhmen.

“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste zogu vogël”, ka treguar Rita Ora.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top