SHOWBIZ

Tayna bashkon forcat me reperin më në zë të momentit.

Pak javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi, publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti.

Ndërkohë surprizat e Taynës nuk kanë mbaruar, sepse së shpejti ajo do të vijë me një tjetër bashkëpunim. “Prive” ka mësuar se ajo ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin.

Kujtojmë se edhe Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë me freestyle e tij “Make a pose” që rezultoi mjaft i suksesshëm. Ky freestyle u kthye menjëherë në sfidë në TikTok, që u provua nga miliona njerëz në mbarë botën, duke përfshirë edhe personazhe të famshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top