Së fundmi, në rrjet po qarkullon video e pronarit të një lokali nate në vend, i cili ka dalë në skenë për të raportuar problemin me reperen Tayna.
Kjo e fundit ishte ftuar për të performuar në vend, mirëpo nga mungesa e turmës (që s’dimë pse nuk ishte e pranishme, kur Tayna është një ndër reperet më të pëlqyera), ajo ka vendosur të bojkotojë koncertin.
Vetë pronari i lokalit shprehet se marrëveshja me Taynën ishte bërë më herët, por për faktin që kishin ardhur shumë pak veta, ajo do të paguhej vetëm 500 euro.
Mirëpo, Tayna nuk ka pranuar të performojë me këtë pagesë dhe është larguar fare nga vendi.
