SHOWBIZ

Tayna konfirmon bashkëpunimin me artistin e huaj!

Disa javë më parë menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, zbuloi se reperja ka gati dy bashkëpunime ndërkombëtare, por pa zbuluar emrat. Ai shtoi se këngët janë përfunduar, por Covid-19 kishte pamundësuar xhirimet e videoklipeve.

Nga ana tjetër, prej disa javësh në rrjet po qarkullon një audio e këngës së saj. Nuk dihet se si ka dalë nga studio ky regjistrim, por sipas atyre që e kanë publikuar kënga mban titullin “Jena nda” dhe është në bashkëpunim me L’Algerino. 

Ky bashkëpunim është konfirmuar edhe nga vetë reperja ditën e sotme. Ajo ka ndarë një foto krah artistit në Instastory, teksa titulli i projektit duket të jetë “Moona”.

“Më shpejt nga sa mendoni”-ka shkruar Tayna krah fotos, pa zbuluar datën e lançimit të bashkëpunimit, e po ashtu nuk dihet se në çfarë gjuhe do jetë kënga.

Sipas mediave, reperja pritet të sjellë një këngë me një nga artistët më të preferuar të pulikut shqiptar, Flori Mumajesin, por asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende rreth këtyre zërave.

Ndërkohë së fundmi në rrjet ka nisur të qarkullojë një duet mes Taynës dhe Mozzik, që pritet të publikohet së shpejti. Kënga ka dalë nga studioja para kohe dhe tani ka mbetur vetëm që dy reperët ta nxjerrin zyrtarisht.

Nga videoja e publikuar në rrjete sociale duket se ajo titullohet “Pram” dhe tani fansat po presin me padurim t’i shohin sërish bashkë në një videoklip bashkë Taynën dhe Mozzik.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top