SHOWBIZ

Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj në Big Brother?

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.

Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhet në një njoftimin e “Top Channel”.

Së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se dy konkurrentet e para do të jenë pikërisht vajzat që trazuan rrjetin në “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni.

Pas pikëpyetjeve të mëdha se kush do ta drejtojë spektaklin e famshëm, u tha po ashtu se moderimi i emisionit i është ofruar Arbana Osmanit dhe me shumë gjasa, ajo do ta pranojë këtë propozim.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës. Për momentin, ajo është në përfundim të ciklit të emisionit tjetër, “Dua të të bëj të lumtur”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top