Tashmë që janë personazhe publikë, ish-konkurrentët e “Për’puthen” kanë marrë oferta nga televizione të ndryshme për projekte nga më të shumëllojshmet, ndërsa burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se Tea Trifonin do ta shohim shumë shpejt në ekran
Ajo është parë së fundmi në ambientet e “Top Channel” dhe burimet konfirmojnë se shumë shpejt, ajo do të jetë moderatore në një prej emisioneve të këtij televizioni.
Ndërkohë, ende nuk kemi asnjë konfirmim nga Tea lidhur me këtë lajm.
Ish-konkurrentja ishte një ndër personazhet më të komentuar të “Përputhen”, e cila u kryqëzua për lidhjen fallso me Andin dhe më pas bëri bujë me ndarjen nga Berati.
