Rina Balaj dhe Sin Boy janë një prej çifteve më të këndshëm të Instagram-it, të cilët përpiqen të jenë sa më aktivë për ndjekësit e tyre.
Prej disa kohësh tashmë, ata kanë nisur bashkëjetesën dhe janë bërë thuajse të pandarë.
Në rrjete sociale, çifti nuk i kursen dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin, si dhe herë pas here na tregojnë gjestet e bukura të dashurisë.
Ndaj, për pak e besuam postimin e fundit të Rinës në InstaStory, ku tregonte se kishte pranuar një propozim.
“I thashë PO ……… picës”- shkruhej krahas fotos ku gjithashtu tregohej edhe një dorë me unazë në gisht.

Në fakt, kjo ishte një shaka e këngëtares.
Rina dhe Sin boy jo vetëm që kanë lançuar këngë së bashku, por ndihmojnë edhe tjetrin në projektet personale. Për Rinën, partneri i zemrës është personi më punëtor që njeh.
Projekti i fundit i përbashkët i çiftit erdhi gjatë muajve të verës. Kënga e tyre u titullua “Fallin’ in love” dhe dukej si një dedikim për njëri-tjetrin.
