SHOWBIZ

Tuna dhe Patrisi ndahen përfundimisht?

Lidhja e Tunës dhe Patrisit nisi befasisht dhe u konsolidua shpejt, pasi në pak muaj si çifti më i ri i showbizit ata u bënë edhe prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të Tian.

Gjatë këtyre viteve është folur shpesh se Tuna dhe Patrisi janë ndarë, por të gjitha kanë rezultuar thashetheme.

Mirëpo, së fundmi çifti është vendosur sërish në qendër të mediave dhe sërish po flitet se janë ndarë.

Ishte një veprim i Tunës ai që nxiti këto zëra në rrjet pasi ajo hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i Tian, të birit. Nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e tij të Instagramit shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

 Tuna është rikthyer për të jetuar së bashku me djalin në Shkup. Ndërkaq, Patrisi po jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit dhe jo në atë ku është apartamenti i këngëtares.

Në fillim të vitit ajo hoqi mbiemrin e Patrisit edhe nga llogaria e saj e Instagramit, por asokohe u shpreh se kjo ka ndodhur për arsye profesionale.

Nga ana tjetër, edhe Patrisi e ka hequr Tunën nga personat që ndjek por ka ende fotot familjare në profilin e tij, ndryshe nga artisja që ka vetëm fotot me të birin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top