SHOWBIZ

U tha se i dha fund miqësisë me Taynën: Kejvina tregon të vërtetën.

Kejvina Kthjella dhe Tayna janë dy emra shumë të dëgjuar për publikun shqiptar. Të dyja janë shumë aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht postojnë foto nga më të ndryshme.

Ato hera-herës pozojnë bashkë, duke i vënë flakën rrjetit, teksa pozat e shpeshta krah njëra –tjetrës dëshmojnë për një shoqëri të fortë mes gocave.

Mirëpo, ditët e fundit fansat kanë aluduar se shoqëria mes tyre mund të ketë marrë fund dhe shkak u bë pikërisht fakti se Kejvina e ka hequr reperen nga lista e personave që ndjek.

E duke qenë se rrjetet sociale tregojnë shumë ditët e sotme, kjo është marrë si një shenjë se miqësia e tyre mund të jetë krisur. Ndërkohë, vlen të theksohet se Tayna e ndjek ende Kejvinën.

Fansat e reperes, nuk kanë ngurruar t’i kërkojnë llogari Kejvinës se përse i ka bërë unfollow Taynës.

Një koment i ka rënë në sy edhe vetë asaj dhe padyshim i ka kthyer edhe një përgjigje, duke sqaruar se nuk ka ndodhur asgjë dhe se janë mikesha si më parë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top