SHOWBIZ

U tha se thumboi Donaldin dhe Borën, por postimi i Beatrix paska patur “nën shënjestër” dikë tjetër

Ditët e fundit është rikthyer sërish vëmendja te dyshja Bora-Donald pasi një foto e Semit me Donaldin dhe Borën bëri xhiron e rrjetit duke ‘vulosur’ kështu rikthimin e këtyre dy të fundit.

“Shokë përgjithmonë”, shkruante Semi.

Mirëpo, menjëherë pas fotos së Semit, reagoi Trixa e cila e thumboi hapur dyshen duke publikuar një foto të sajën ku shkroi: “2euro”.

Mos vallë ky caption nuk ka qenë për dyshen Bora dhe Donald, por për 2 shokët e saj Mozzik dhe Getinjo?

Dy vëllezërit kanë kohë që kanë shtëpinë e tyre diskografike ‘2 EURO’. Së fundmi ata kanë bërë me dije se po hapin studio të reja duke bashkëpunuar dhe me artistë të rinj.

Por a është Beatrix Ramosaj njëra prej artisteve e cila po bashkëpunon me Mozzik dhe Getinjo. Këto dyshime i përforcon edhe më shumë komenti i Getinjos i cili ka komentuar në postimin e Trixës duke shkruar, “Gang”. Si duket, edhe Trixa po bëhet pjesë e “2 Euro Gang”.

Më herët, një video qarkulloi kudo ku shihej qartazi se si prezantuesja Bora Zemani kishte ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix, të cilët shihen duke u përqafuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top