SHOWBIZ

“U vodh dhe u shit”! Pamjet nga dasma me Ben Affleck u publikuan pa leje

Jennifer Lopez  dhe Ben Affleck vijojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes, edhe pas ceremonisë spektakolare.

Mirëpo, së fundmi Jlo ka bërë një reagim lidhur me pamjet që kanë dalë nga dasma e tyre teksa ajo ka qenë duke kënduar.

Dyshja thonë se videot u bënë publike pa pëlqimin e tyre dhe thanë se pamjet ishin “vjedhur”

“Kjo është marrë pa leje. Kushdo që e ka bërë ka përfituar nga momenti ynë privat. Nuk e di nga e merrni të gjithë sepse ne u kërkuam të gjithëve të mos ndajnë asgjë nga dasma jonë. Kjo është zgjedhja jonë për të ndarë”- ka komentuar Jlo.

“Çdo gjë që unë publikoj private është OnTheJLo dhe është për ta ndarë me fansat e mi. Të cilën do ta bëj kur të jem gati. Kjo u vodh pa pëlqimin tonë dhe u shit për para”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top