SHOWBIZ

Urimi i Dafinës dhe Dj Geek për Vitin e Ri erdhi në çift!

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan dy ditë më parë atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Madje, ata e kanë uruar në çift Vitin e Ri! Dafina ndau në InstaStory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top