SHOWBIZ

Varsja e veçantë e Dua Lipës që personifikon dashurinë e saj për Anwar!

Dua Lipa prej rreth dy vitesh po shijon një romancë me Anwar Hadid, i cili është 4 vite më i vogël. Megjithatë, nuk thonë kot se “dashuria nuk njeh moshë” dhe ata janë kthyer në çiftin më të dashur të botës rozë, që gjithmonë tërheqin vëmendje me daljet e tyre publike.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe i dashuri i saj Anwar Hadid e kaluan fundvitin dhe Krishtlindjet me familjen e 21-vjeçarit, duke patur festa të paharrueshme. E fill pas ardhjes së 2021, çifti ka udhëtuar drejt Meksikës ku shijuan rrezet e diellit në plazhet e bukura të shtetit meksikan. Vetë ata nuk kanë postuar asgjë në rrjetet sociale, por nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve që i kanë fotografuar në momente intime.

Vetë ata nuk kanë postuar asgjë në rrjetet sociale, por nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve që i kanë fotografuar në momente intime.

E tanimë që janë rikthyer në normalitet, Anwar ka ndarë me ndjekësit një detaji shumë të bukur. Ai ka postuar një video të Duas në Instastory, duke zbuluar varsen që ajo ka me shkronjën A-Anwar.

Dua Lipa ka hapur zemrën dhe ka folur si rrallëherë për lidhjen e saj me Anwar Hadid.

“Ne kemi shumë kujtime dhe përvoja të mrekullushme,dhe nëse ka diçqka që duam të ndajmë së bashku,atëherë në rregull kjo është kënaqësi,”-ka thënë Dua.Por në të njejtën kohë ne jemi mjaftë privat-ne do të ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni”,shton ajo.

Lart e poshtë thuhet se ata do sjellin shumë shpejt një këngë së bashku, por nuk ka ende asnjë konfirmim prej dyshes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top