SHOWBIZ

Vetëm me 2 albume 20 milionë paund.Këngëtarja me origjinë shqiptare pritet të bëhet një ndër femrat më të pasura në botë.

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është një person me pasuri marramendëse. Sipas “The Sun”, vetëm me 2 albume me disa këngë që kanë qenë më të pëlqyerat, Rita ka arritur një pasuri prej 20 milionë paundësh.

Gjithashtu, ‘Ylli’ i muzikes  shumë shpejt mund të zërë vendin e artisteve femra më të pasura në botë, pasi ajo nuk është mbështetur vetëm tek muzika, por ka shfrytëzuar famën e saj për të bërë para përmes fushatave reklamuese.

“Rita ka shkopin magjik kur vjen puna tek admirimi i publikut. Ajo është seksi, shumë e qeshur dhe përshtatshme,nuk janë vetëm fansat që e ndjekin, por edhe njerëzit që nuk do i dëgjonin këngët e saj,ajo ka pamjen e një modeleje pa pasur ato masa që kanë modelet dhe reklamuesve ju pëlqen shumë kjo gjë”, kanë thënë disa burime.

Ndërkohë, një ditë më parë është zbuluar se këngëtarja e famshme ka nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër të madhe, këtë herë me JD Sports, për të zhvilluar fushatën e saj të Krishtlindjes. Sipas mediave të huaja, kjo kontratë i jep asaj një shumë prej miliona eurosh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top