Miley Cyrus dhe Dua Lipa bashkëpunuan për këngën e re “Prisoner” që u lansua gjatë ditës së djeshme.
Në videoklipin shoqërues, Miley dhe Dua nuk përmbahen nga festa, tymosja dhe vallëzimi, ndërsa janë të mbuluara në atë që duket si gjak fals dhe qershi.
Të veshura si yje roku, të dyja vallëzojnë teksa fillojnë të këndojnë edhe tekstin e tyre..
Artistet gjithashtu duket se u dërgojnë një mesazh ish-ave të tyre ndërsa fjalët: “Në kujtim të dashur për të gjithë ish-at e mi. Hani m*t”, shfaqen me shkrim neoni në fund të videos.
