SHOWBIZ

Yll Limani tregon se sa këngë do të sjellë këtë vit.

Yll Limani është një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, që gjithmonë surprizon me projektet e tij që bëjnë diferencën.

Ylli është profilizuar si një artist romantik, melankolik që sjell këngë të cilat ia dalin të kthehen në hite edhe pa patur një videoklip.

Siç duket, 2021-shi është një vit i vrullshëm për Yllin, i cili po na “bombardon” me projekte të reja.

Vetëm pas ditë pas këngës së fundit, “Ndoshta”, këngëtari na solli një tjetër perlë. Ai publikoi këngën e re në bashkëpunim me Cricket, të titulluar “Pray”.

Kjo këngë erdhi pa lajmërim fare, ndaj dhe ishte një surprizë tepër e bukur për ditën e sotme.

Në një postim në InstaStory, Ylli ka treguar se deri tani, 11 këngë janë gati dhe ai mezi po pret t’i ndajë me ne.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top