Këngëtarët shqiptarë Young Zerka dhe Ronela Hajati po shijonin një lidhje dashurie prej vitesh, teksa prej disa muajsh raportohet se janë ndarë.
Zerka së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, gjersa në mesin e shumë pyetjeve nuk munguan edhe ato ngacmuese për ish-të dashurën e tij.
Në një nga sfidat, artistit i duhej të zbulonte bisedën e fundit që bëri me ish-partneren Ronela Hajatin.
Ai thotë se nuk ka asnjë bisede më të, pasi i ka fshirë të gjitha.

