SHOWBIZ

Zbulohet lidhja e re e Era Istrefit!

Kohët e fundit Era Istrefi është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje këto ditë ajo i ka kaluar në jug të vendit për të pushuar.

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale foto dhe video nga brigjet e jugut të Shqipërisë, që i ka cilësuar si vendin e saj të lumturisë.

Sipas “Tirana Post” artistja shqiptare është në një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri. Thuhet se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur. Është mësuar se Era është parë në disa ambiente në Tiranë  me partnerin e saj, por kohën po e kalon aktualisht në resortin në të cilin jeton edhe i dashuri. Ndërkohë identiteti i tij nuk dihet ende dhe Era nuk ka reaguar në lidhje me këto zëra.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top