Shqipe Hysenaj, një prej finalisteve dhe konkurrentëve më të komentuar të ‘BBVK’ ditën e djeshme ka zhvilluar një intervistë ku shprehet lidhur me ngjarjet dhe lojën e saj brenda shtëpisë.
Ajo është shprehur se duhet të ishte më shumë e egër, më shumë lojtare brenda shtëpisë.
Sakaq ajo shprehet se ka fituar më shumë se Lumbardhi, fituesi i këtij edicioni të ‘BBVK’: ‘Kam fituar më shumë se Lumbardhi, një dashuri të paparë nga njerëzit, mua çmimi nuk më shërben sa më shërben dashuria e atyre personave!’
‘Duhet të isha më e egër, më shumë lojtare pavarësisht çdo gjëje. Gjithsesi ana tjetër i ka pëlqyer njerëzve kështu që jam ok. Kam bërë një rrugëtim shumë të mirë ma kanë thënë të gjithë jam në rregull.’
Leave a Reply