Press ESC to close

Bora Zemani përdor dhe shtatzëninë ‘fake’

Video promo e puntatës së radhës të emisionit të Bora Zemanit, “Cherry On Top”, i la të gjithë të mendonin vetëm një gjë: Shtatzëni!

Ishte montuar aq mirë dhe u reklamua fort si shtatzëni edhe nga faqet zyrtare të “Top Channel”, që aludonin për pritjen e ëmbël.

Bora me dy duart tek barku teksa shprehej “Një lumturi kaq e madhe, nuk mbahej dot vetëm për vete“. Më pas, shfaqej partneri i saj Donaldi, i ftuari i puntatës së radhës, që puthte dy duart e Borës dhe njerëzit u lanë me shijen e një pritje të ëmbël… qëllimisht!

Derisa sot, Bora nisi emisionin duke mohuar lajmet për shtatzëni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *