Press ESC to close

Fifi zbulon marrëveshjen që bëri me Granitin para se të futeshin në ‘BBV’

Marrëdhënia e Fifit me ish-futbollistin Granit Cana ishte ndër më të komentuar në edicionin e Big Brother Vip. Mirëpo, kur kanë kaluar 3 vite nga ky edicion, Fifi ka zbuluar marrëveshje që kishte bërë me Granitin përpara se të hynte në shtëpinë e BBV.

Teksa ishte e ftuar në “Cherry On Top”, Fifi ka treguar se njiheshin jashtë shtëpisë dhe përpara se të bëheshin pjesë e garës bënë pakt që të shtireshin në BBV sikur do të lidheshin. Por, Fifi tregoi se në momentin kur u futën në shtëpi, ish-futbollisi nuk iu përmbajt marrëveshjes.

“Para se të hyja në BBV kam bërë një marrëveshje me Granitin që të bënin gjasme sikur do të lidhemi brenda. Në ditën e dytë kur jam fut në shtëpi dhe më ka thënë që ty të shikoj si motër. Njiheshim para se të hynim në BBV. Në fakt ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhim me neve, a do të kishim atë shikueshmëri, nuk e dinim atë impakt. Etikën e kemi pasur në vend të parë. Thosha me vete “pse po më nxjerr ky sikur po vdes mbas këtij”, ndërkohë që kishim marrëveshje për të bërë lojë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *