Dafina Zeqiri është një nga artistet më të njohura në Kosovë dhe jo vetëm. Çdo këngë e saj kthehet në hit dhe vlerësohet “me pikë maksimale” nga publiku.
Përpos suksesit në karrierë, këngëtarja po shijon edhe romancën me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji dhe çifti pritet që këtë vit të kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni madhështore. Këtë nuk e themi ne, por e ka deklaruar publikisht pak kohë më parë vetë Gjergji ndërsa ironizonte për numrin e të ftuarve.
Mirëpo një postim i Dafinës na bëri të dyshojmë se çifti po hedh hapin e radhës. Në përshkrimin e disa fotove, ku këngëtarja shfaqet në super formë, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte përshkrimi: “Future baby mama (mamaja e ardhshme e një bebushi)”.
Leave a Reply