Press ESC to close

Hailey dhe Justin drejtë divorcit?

Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Bieber thuhet se janë “shumë të lumtur” pavarësisht thashethemeve se ata po shkojnë drejt një divorci, raporton Page Six. Një burim raportoi për “People” se çifti, i cili u martua fshehurazi në vitin 2018, “po ia del shumë mirë”.

“Nuk ka asnjë divorc dhe asnjë të vërtetë për këtë,” tha burimi i brendshëm. “Ata janë shumë, shumë të lumtur.”

Ky lajm vjen pas reagimit të ashpër të vetë Hailey-t në Instagram gjatë marsit. Pak javë më parë, modelja tha se gjithë thashethemet për martesën e saj janë të rreme, krijuar nga ata që duan të tallen me situata si kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *